Sistemi ABO i grupeve të gjakut
Në pajtim me sistemin ABO të grupeve të gjakut, janë katër grupe të ndryshme të gjakut: A, B, AB apo 0 (zero).
Grupi i Gjakut A
Nëse ju i takoni grupit A të gjakut, atëherë ju keni A antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.
Grupi i gjakut B
Nëse ju i takoni grupit B të gjakut, atëherë ju keni B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe A antitrupat në plazmën tuaj të gjakut
Grupi i Gjakut AB
Nëse ju i takoni grupit AB të gjakut, atëherë ju keni të dy A dhe B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut ndërsa nuk keni as A as B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut
Grupi i gjakut 0
Nëse ju i takoni grupit O (zero) të gjakut, atëherë ju nuk keni as A as B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut,por ju keni të dy A dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut