Llojet e ARN-së
Në qelizë gjenden tri lloje të ARN-ës. Molekula e secilit lloj përbëhet vetëm prej një vargu polinukleotidik.
ARN-ja informative (ARNi) gjendet në ribosm. Kjo ARN i kopjon
informatat gjenetike nga ADN-ja e bërthamës, prej së cilës edhe vetë
sintetizohet. ARNi, e krijuar në bërthamë prej ADN-ës, kalon mandej në
ribosme dhe merr pjesë direkt në sintezën e proteinave.
ARN-ja transportuese ose solubile (ARNt dhe ARNs) gjendet në
citoplazmë të qelizës. Ka për funksion transportimin e aminoacideve
prej pjesëve të ndryshme të citoplazmës në vendin e sintezës së
proteinave- në ribosome. Për çdo lloj të aminoacidit ekziston një ARNt
e veçantë. Meqenëse në qelizë gjenden 20 lloje aminoacidesh, atëherë ka
edhe 20 lloje të ARNt.
ARN-ja ribosomale (ARNr) gjendbashë me proteinat, hyn në ndërtimin
e ribosomeve, prej nga edhe e ka marrë emrin. Funksioni i saj nuk dihet